Vetëm pak pas konfirmimit të Armand Dukës si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, nuk ka munguar urimi i vëllait të tij, politikanit Agron Duka.

Me një urim të shkurtër, ku shpreh gjithë krenarinë e tij për arritjen më të fundit të Armandit, Agron Duka shprehet: “Krenar për ty dhe për forcën e ideve të tua që sot çuan Shqipërinë në Olimpin e futbollit Europian!#uefa

Armand Duka kandidonte kundër 8 kundërshtarëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv dhe u rendit në vendin e 6-të në bazë të votave. Kreu i FSHF-së ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane për një mandat 4-vjeçar. 

Një arritje shumë e madhe kjo për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufinjtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane sportive. Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Presidenti Duka në qeverinë e futbollit europian.