Efektivë të forcave të policisë janë parë këtë të enjte në ambientet e fakultetit të Historisë e Filologjisë. Pavarësisht kësaj, pedagogu i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku është shprehur se pedagogët që i janë bashkuar protestës së studentëve nuk frikësohen nga sjelljet anti-ligjore të qeverisë, përkundrazi, kanë ndërmend që të çojnë përpara drejtësisë shkelësit.

Marku: Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos t’u dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?

–Keni ndonjë thirrje?

Marku: Nuk kam asnjë thirrje për askënd se nuk dëgjojnë fare. Kryeministri është në Arabinë Saudite dhe po nxehet në diell. Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që iu përgenjështrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budalliqe se nuk frikësohemi.