Nga të dhënat operative të Autoriteti Portual Durrës, mësohet se në katër ditët e para të këtij muaji kanë mbërritur me tragetet e linjave Bari – Durrës dhe Ankona – Durrës 2.053 udhëtarë me 368 autovetura.

Sipas të njëtave burime mësohet se në kthim drejt porteve italiane tragetet janë shfrytëzuar nga 2.203 udhëtarë dhe 352 autovetura.

Brenda katër ditësh me tragetet e linjave kanë udhëtuar 4.256 pasagjerë me 720 autovetura gjithsej, si dhe 849 kamjonë dhe trajlerë me mallra të ndryshme.