Një 55-vjeçar ka rrezikuar jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, kur ka rënë në kontakt me kabllot pranë një kabine elektrike, në fshatin Ishull Lezhë.

Ende nuk dihet arsyeja se përse shtetasi në fjalë duhej të afrohej pranë kabinës, e cila në fakt është totalisht e amortizuar dhe me derë të hapur.

Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore, fillimisht në gjendje të rëndë, por pas ndërhyrjes së mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.