Fluksi i emigrantëve ka arritur pikun këtë të diel në Portin e Durrësit, ku gjatë mëngjesit kanë mbërritur rreth 5 mijë pasagjerë dhe 1500 automjete me tragete nga Italia.

Sipas të dhënave, tragetet që kanë mbërritur gjatë ditës kanë transportuar:

  • *Rigel V – 700 pasagjerë dhe 202 automjete;
  • *Rigel II – 1 308 pasagjerë dhe 421 automjete;
  • *GNV Pegasus – 1 767 pasagjerë dhe 451 automjete;
  • *AF Mia – 1 205 pasagjerë dhe 424 automjete.

Fluksi pritet të vijojë edhe gjatë mbrëmjes, kur në Portin e Durrësit do të mbërrijnë edhe tragetet Rigel III dhe GNV Blu, me rreth 3 000 pasagjerë dhe 700 automjete të tjera.

Pra vetëm këtë të diel të 2 gushtit, pritet mbërritja në total e 8 mijë pasagjerëve dhe 2200 mjeteve.

Autoritetet portuale dhe ato kufitare kanë marrë masa për përballimin e fluksit, duke angazhuar sportele shtesë dhe personel në shërbim të përpunimit sa më të shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve.