Një 43-vjeçar nga Tirana thotë se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Mësohet se personi ndaj të cilit është bërë atentati, është shtetasi Edmond Kallari, i cili ka qenë shoferi i eskavatorit që goditi Ardit Gjoklajn në landfilldin e Sharrës.
Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth 06:30, është njoftuar se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale E.K. Pas ngjarjes, autori është larguar. Policia sqaron se shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vrasja e Ardit Gjoklajt në Sharrë teksa i mituri ishte duke punuar, mbetet një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit, për të cilën nuk është vënë ende drejtësi.





