Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen "28 nëntori" në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se në momentin e përhapjeve të flakëve,brenda në banesë ka qenë vetëm një person, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit nga dritarja.
Përveç zjarrfikësve të pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë edhe forca të policisë, të cilat po punojnë për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





