Policia e Durrësit jep detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një pallat në Currila, ku mori flakë një apartment.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetit V.L., dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Si pasojë janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës të Policisë dhe një punonjës i Zjarrfikëses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.02.2019 , rreth orës 22:50, në lagjen nr. 1 Durrës, ka rënë zjarr në katin e shtatë të një pallati, në banesën e shtetit V.L.

Menjëherë në vendngjarje shkuan  forcat e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët gjatë përpjekjes për të evakuuar banorët, nga tymi janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës të Policisë dhe një punonjës i Zjarrfikëses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetën.

Nga hetimet paraprake mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije në një dyshek elektrik.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.