Për këtë të hënë, MeteoAlb parashikon masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të vijojnë të kushtëzojnë motin. Për pasojë pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja mbetet me vranësira dhe reshje, më të dendura në Jug dhe Qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rënia sjellë luhatje të vlerat ekstremale ditore nga -1 në 14°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30-35 km/h nga drejtimi Lindore-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.