Për shkak të motit të keq në një autostradë italiane, mbi 200 persona të bllokuar në makinat e tyre u shpëtuan nga zjarrfikësit.
Autostrada A22 në Itali u mbulua nga bora të shtunën, çka edhe çoi në paralizimin e trafikut dhe krijimin e radhëve të gjata të makinave që prisnin të mbërrinin në destinacionet e tyre.
“Radhët në trajektoren që lidh Austrinë verilindore me Italinë arritën deri në 16 km”, tha një zëdhënës i zjarrfikësve në Bolzano, në Italinë e Veriut.
Zjarrfikësit evakuuan njerëzit që ishin bllokuar në makinat e tyre, në temperatura të acarta. Fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima.





