Gjykata e Kavajës ka caktuar sot masën arrest me burg për 7 adoleshentët, të cilët disa ditë më parë akuzohen se përdhunuan në grup një 15-vjeçare.
Ngjarja është mbajtur në fshehtësi të plotë nga Policia e Shtetit, por ajo u bë publike pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mësohet se 7 të rinjtë janë arrestuar një ditë më parë nga forcat e rendit, ndërkohë që një 15-vjeçar tjetër është shpallur në kërkim.
Adoleshentët akuzohen për veprën penale të kryerjes së “marrëdhënieve seksuale më të mitur”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në qytetin e Kavajës.
Nje ditë me parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ngjarjen tepër të rëndë, që sipas tij ka ndodhur pak kohë më parë në shkollën 9-vjeçare të Kavajës.
“Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di”- shkruhet ne mesazhin qe ka postuar Berisha ne faqen e tij ne FB.
Postimi i Berishës:
Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi!
Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSHin kanabist.
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb
Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.
Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.





