Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Sanatoriumit në Tiranë si pasojë e gripit AH1N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.
Viktima ka pasur edhe pneumoni bilaterale, e cila ka përkeqësuar gjenden e tij.
48-vjeçari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm ndërkohë ka qenë i shtruar në spital që të mërkurën.
Viktima kishte shkuar nga Elbasani së bashku me dy persona të tjerë të dyshuar se janë prekur nga gripi i derrit, që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.





