Rreth 5 varka të vogla peshkimi, mësohet të jenë përmbytur për shkak të motit të keq në Vlorë, shoqëruar me erë të fortë.

Varkat janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër. Ndërkohë, nuk ka patur probleme pas rrëzimit të disa pemëve në zonën e Pyllit të Sodës.

Për shkak të motit të keq, lundrimi detar ne Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të dielë.