Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, i cili rreth orës 3:30 po tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë.

Mediat vendase shkruajnë se karabinierët në Aprilia gjatë natës teksa patrullonin në rrugën "Artemisio" kanë arrestuar shtetasin Besnik G, 37 vjeç, me kombësi shqiptare dhe pa strehim në Itali.

Policia thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë. Ai është shoqëruar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, siç bëjnë me dije mediat italiane.