Deputeti i LSI-së për Durrësin, Lefter Koka dhe njëkohësisht kreu lokal i LSI-së ka uruar me fjalë zemre mikun e një jete, siç e quan ai gazetarin dhe shkrimtarin e njohur Bashkim Hoxha, i cili më 2 shkurt festoi 65-vjetorin.
Në një postim në Facebook, Koka shkruan se Hoxha është një ndër ata njerëz që e japin kontributin pa zhurmë ndërsa tregon se “me qindra herë në studion tëndë televizive, jam ndjerë jo si i ftuari përballë teje, por si dy bashkëudhëtarë në një rrugëtim të pandalshëm – dashurinë pakushte për qytetin tonë Durrësin.”
POSTIMI I PLOTË
+100 nga zemra per ty miku im Bashkim Hoxha!
Shume njerez kontributin e japin pa zhurme e ti je nje nga ata.
Vepra dhe kontributi yt jane te pacmuar. Urtesia dhe mencuria jote, virtyte te nje intelektuali te denje.
Miq prej nje jete, ne llogore perballe, ti ne media dhe une ne politike , me qindra here ne studion tende televizive, jam ndjere jo si i ftuari perballe teje, por si dy bashkeudhetare ne nje rrugetim te pandalshem – dashurine pakushte per qytetin tone Durresin.





