Gazetari, dramaturgu dhe shkrimtari i njohur durrsak, Bashkim Hoxha ka festuar sot 65-vjetorin e lindjes.

Me një postim të shkurtër në Facebook, Hoxha ka njoftuar se mbush 65 vjeç. Me qindra kanë qenë urimet në rrjete sociale nga të njohurit, bashkëpunëtorët, kolegët etj.

Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe me një numër të konsiderueshëm librash dhe dramash të vëna në skenë, Hoxha mban aktualisht prej shumë vitesh postin e drejtorit të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.