Dukesha Megan Markle ka dhënë mesazhe mbështetje dhe force për punonjëset e seksit gjatë një vizite të pa njoftuar më parë në një qendër bamirësie.

Dukesha shkroi mesazhe të tillë si: “Ti je e dashur”, “Ti je e fortë” në bananet që kishte vendosur në çantat e ushqimeve që do t’ju çoheshin këtyre grave.

Ajo vizitoi organizatën “One25” në Bristol, që ndihmon gratë të largohen nga puna në industrinë e seksit. Ndërkohë, Megan dukej e vendosur të dërgonte këto mesazhe, teksa në kuzhinën e bamirësisë i kërkoi stafit një stilolaps me të cilin të linte shënimet mbi banana.

“A keni diçka për të shkruar? Kam një ide”,thotë ajo në videon që u regjistrua gjatë vizitës.

Edhe pse shtatzënë, dukesha e vazhdoi vizitën e saj në Bristol pavarësisht dëborës dhe temperaturave të ulëta, që kanë shkaktuar kaos në të gjithë Britaninë.