Trembëdhjetë persona, të cilët bashkëpunonin më njëri-tjetrin janë arrestuar më 25 janar, falë operacionit të koduar “Herostratus”. Organizata e rrezikshme përbehej nga shqiptarë dhe italianë dhe prej dy vitesh ishte aktive në Viterbo, Itali. Ata kishin sulmuar dhe kërcënuar shumë persona.

Ndaj 11 prej të ndaluarve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për dy të tjerë “arrest shtepie”. Të arrestuarit kanë ankimuar masat duke kërkuar lirinë dhe janë shprehur se: "Ne jemi të mbështetur nga bosi i Ndragetës”.

Të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një grupi mafioz, që vepronte në territorin e Viterbo nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës për të arritur kontrollin e shumicës së aktiviteteve komerciale, shkruan abc.news. Por jo vetëm. Në kthetrat e grupit ishin edhe karabinierët, profesionistët e pavarur dhe politikanët.

Ata digjnin makina, përgjonin viktimat e tyre. U gjenin shtëpitë dhe i kërcënonin. Ata u linin në derën e shtëpisë plumba ose koka kafshësh të ngrodhura. Të gjitha këto teknika që përdornin sipas mediave italiane bënë që hetuesit të kuptonin se kishin të bënin me një organizatë mafioze.

Të ndaluarit:

Found Jozefi, i quajtur “Peppino”, 43-vjeç nga Lamezia Terme.
Ismail Rebeshi dhe njihej si “Ermali”, 36 vjeç shqiptar, banues në Viterbo.
Spartak Patozi, i njohur si “Ricmond”, 31 vjeç shqiptar që jeton në Vitorchiano.
Shkëlzen Patozi, i njohur si “Zeni”, 34 vjeç shqiptar, me banim në Viterbo. (ne foton poshte)
Sokol Dervishi, i njohur si “Codino”, 33 vjeç shqiptar, me banim në Viterbo.
Gazmir Gurguri. i njohur si “Gazi”, 35 vjeç shqiptar, me banim në Canepina.
Gabriele Laezza, e njohur si “Gamberone”, 31 vjeç shqiptar, me banim në Viterbo.
Fouzia Oufir, e quajtur “Sofia”, shtetase marokene 34 vjeçe, jetonte në Viterbo.
Martina Guadagno, 31-vjeçe, banore në Viterbo.
Luigi Forieri, i quajtur “Gigi”, 51 vjeç rezident në Caprarola.
Ionel Pavel, shtetas rumun 35 vjeç;
Manuel Pecci, 29 vjeç banor në Viterbo.
Emanuele Erasmi, 50 vjeç banor në Viterbo.