Pas përfundimit të afatit një javor që i vendosën qeverisë, pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale nisin grevën.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Asamblesë së këtij Universiteti, pas takimit që patën paraditen e sotme me Ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe deklaratën që kjo e fundit bëri disa orë më pas.
Greva do të jetë pa afat dhe pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit.





