Safet Bajri i njohur si "i forti" i Shkodrës është liruar për disa orë nga qelia. I shoqëruar nga efektivë të Policisë së Burgjeve, ai është dërguar në Shkodër për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Lirimi i Bajrit për gati 6 orë u bë me një leje e veçantë nga Drejtoria e Burgjeve pas miratimit nga Prokuroria e Shkodrës. Mësohet se i burgosuri u nis drejt qytetit të lindjes rreth rreth 10:20 të paradites së të premtes për të mbërritur në varrimin e të atit rreth orës 13.00. Fillimisht ka shkuar në banesën e tij, e më pas drejt varrezave, për tu kthyer pas gjashtë orësh dhe izoluar sërish në ambjentet e paraburgimit 313 në Tiranës.

Safet Bajri u arrestua më 21 shtator në zonë "Xhamllikut" në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal "Bajri. Gjithashtu 34-vjecari nga Shkodra është i dënuar me 22 vjet heqje lirie në Belgjikë për tri akuza, përfshirë edhe atë të përleshjeve fizike me grupet rivale në kontrollin e zonave të shfrytëzimit të prostitucionit në Bruksel.