Policia e Lezhës ka arrestuar një person, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Kanë qenë qytetarët të cilët kanë informuar Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, se shtetasi B.P posedonte lëndë narkotike në një zonë të Lezhës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Lezhë, iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Ai akuzohet veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".





