Përfshihet në aksident eskorta e kryeministrit Edi Rama.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook”, të cilin e shoqëron edhe me foto.

Sipas dëshmitarit në vendngjarje, eskorta e shefit të qeverisë është përplasur sot me një trajler në aksin Gosë-Rrogozhinë.

Për aksidentin në fjalë, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.

Postimi i Berishës:

Eskorta e skizoidit mender krye krye krye… aksident tjeter!

Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor Berisha ! Ishte mese e vertete deklarata Juaj qe bari qe ka konsumuar Rama ka qelluar i keq dhe tani kemi nje kryeminister me probleme psiqike . I ka kapur paniku , po e ndiejne fundin e tyre dhe nuk po shohin me se ke kane perpara . Eskorta e tij eshte perplasur sot me nje trajler ne aksin Gose-Rrogozhine .”