I pyetur në emisionin “Open” nëse do të rikandidojë sërish për kryetar bashkie Vangjush Dako tha se do të jenë strukturat që do të vendosin.

Në çdo rast, në çfarëdolloj pozicioni, unë do të jem në krye të fushatës elektorale dhe do të garantoj që fitorja të jetë edhe më e thellë sesa në vitin 2015Nuk kemi folur për asnjë kandidaturë. Unë kam qejf, është një punë që e bëj me qejf dhe do vazhdojë të jetë një punë që do e bëj me qejf. Kandidatura janë shfaqur në media, ju atë punë keni. Dikush shfaqet vetë në media si kandidaturë sepse ka ambicie. Gjithsesi unë mund ta shoh veten edhe në ndonjë pozicion tjetër në Durrës, psh. ti përkushtohem biznesit privat prapë se prapë mund të vazhdoj të kontribuoj për Durrësin".

I pyetur nga gazetari Kikia nëse 3 mandate janë shumë dhe nuk keni menduar të tërhiqeni vetë, Dako tha: “Është shumë herët të them që s’do kandidoj, qytetarët presin ende punë prej meje. 10 ditë para fushatës do ta mësoni vendimmarrjen time personale".

“Asnjëherë nuk jap dorëheqjen prej këtyre akuzave të paprovuara”,- tha Dako.