Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka thënë sonte ne "Open" se nuk ka fakte që implikojnë Altin Avdylajn në shit-blerjen e votave për Partinë Socialiste.
Dako tha se nga përgjimet tregohet se s’ka fakte që Atin Avdylaj është i përfshirë në këtë proces, po të kishte prova tha ai atëherë organet e drejtësisë duhet ta kapnin pjesëtarin e bandës së Shijakut.
“Nuk del asnjë fakt që Altin Avdylaj ka dhënë para në zgjedhje. Kapeni me fakte Altinin me qenë se paska qenë në përgjim. Ta kishit kapur dhe ta fusnit brenda meqë ishte në flagrancë.
Ata s’kanë asnjë rol në fushatë. Ne ja dimë për faleminderit çdo kujt që mbështet Partinë Socialiste. Njerëzit që kanë mbështetje dhe që kanë vota ne i konsiderojmë si të rëndësishëm”, tha Dako.





