I ftuar në emisionin “Open”, kryebashkiaku i Durrësit ka sqaruar detaje lidhur me drekën në një restorant në Durrës, në të cilën është përmendur në përgjimet e publikuara nga “Zëri i Amerikës”.
“Kam qenë me 10-12 persona, nuk mbaj mend që ka qenë Altin Avdyli, për drekë tek Majestiku. Kam qenë i ftuar nga pronarët e lokalit. Por edhe sikur të ishte Altini, nuk më shqetëson fakti që jam me këta persona. Ne dreka e darka i kemi të punës sonë, me njerëz në nevojë, me grupe interesi etj. Nëse dikush vjen në një drekë dhe është me precedent penalë nuk është faji im. Nuk i shikoj as diplomën, as dëshminë e penalitetit çdo qytetari të Durrësit. Unë i respektoj të gjithë qytetarët e qytetit tim”,- tha Dako.





