Vijojnë kontrollet në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Është proceduar penalisht shtetasi A.S. për veprën penale "Organizimi i llotarive të palejuara" , pasi në Krujë gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë me qira është konstatuar se shtetasi i mësipërm ushtronte veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, Baste Sportive.
Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.
Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit "Komisariati Dixhital", çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.





