Një vajzë e gjeti veten në një situatë vërtetë të tmerrshme kur kuptoi se filmi për të rritur që shikonte kishte për protagonistë kryesorë prindërit e saj. Në atë kohë vetëm 15-vjeç, ajo tregon sot historinë që i tronditi jetën.

Nuk ndihej mirë e kështu vendosi të rrëmonte nëpër dhomën e prindërve. Gjeti disa kaseta të vjetra të fshehura në dollap. Duke shpresuar se ishin filma porno, vendosi që të kontrollonte se çfarë kishin brenda. Një vendim që padyshim u pendua shumë shpejt që e mori.

Duke rrëfyer historinë e saj për MamaMia, ajo tregoi se videoja niste me një divan të fokusuar nga larg. Iu duk familjar, por nuk i vuri shumë rëndësi.

Një burrë lakuriq, i cili sapo kishte fiksuar kamerën iu drejtua një gruaje. Ishte vetëm pasi kishte parë të gjithë skenën, kur dalloi se ai burri, ishte babai i saj. Kjo ndodhi kur ky u fundit nisi të ecte drejt kamerës.

“Nuk më ishte dashur kurrë aq shumë kohë për të fikur DVD-në… por m’u duk një jetë e tërë. Nisa të bërtisja “jooooooo”. Ia dola që ta fikja, por dëmi tashmë ishte bërë. Jeta ime kishte marrë fund”.

Ajo rrëfen më tej se për vite me radhë u përpoq ta mbante sa më larg këtë kujtim, megjithatë pas disa kohësh vendosi që ta ndante historinë me vëllain e saj.

Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, thotë se tanimë qesh me këtë kujtim të tmerrshëm, ndërsa pranon se për shumë javë ndihej e sikletosur kur ishte në prani të prindërve të saj.