Mëngjesin e sotëm, 15 punonjëse të një rrobaqepsie që ndodhet në zonën e Fllakës në Durrës u helmuan për shkak të rrjedhjes së gazit të kondicionerit.
Punonjëset, midis së cilave edhe një grua shtatzënë, u paraqitën në Urgjencën e spitalit pasi janë ndjerë keq dhe kishin marrje mendsh e të vjella.
Jashtë kamerave, gratë e helmuara tregojnë se pasi kanë nisur punën kishin si gjendje të fikti ndërsa thonë se rrjedhja e gazit ka ndodhur që një ditë më parë, por pronari i rrobaqepsisë nuk mori masa ndonëse ishte vënë në dijeni.
“Rrjedhja e gazit ka ndodhur që dje. E lajmëruam pronarin por nuk mori masa. Sot në mëngjes u helmuam, na ndodhi kjo që na ndodhi.”
Ajo që bie në sy, është fakti se nëpër shtretër qëndrojnë nga dy gra të helmuara, duke dëshmuar mungesën e kapaciteteve të Urgjencës së Durrësit, përveç mungesës se medikamenteve bazë të bëra publike edhe në “DurrësLajm”.





