Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net ka folur në lidhje me taksën 100% të vendosur pak javë më parë.
Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, Haradinaj ka treguar edhe se për çfarë arsyeje mund të heqë dorë nga taksa.
“Vendosja dhe heqja e kësaj takse do të thotë t’ia kthesh tregun Serbisë, një vendi që nuk na njeh. Kjo do të thotë që një vendi armik t’i lëshojmë tregun, sepse vendet që na njohin nuk e kanë këtë taksë. Pezullimi i taksës mund të bëhet nëse organizohet një konferencë ndërkombëtare dhe diskutohet për çështje të duhura. Ne do të pranonim heqjen e taksës në shkëmbim të njohjes”,-është shprehur Haradinaj.