Me siguri të gjithë i mbani mend dy aktorët turq mjaft të pëlqyer nga publiku shqiptar, Shamikuqja dhe Iliazi. Edhe pse kanë kaluar 40 vjet nga koha kur është xhiruar filmi, dy aktorët kanë mbetur të dashur për shume fansa të tyre të asaj kohe. 

Dy aktorët simpatikë, Turkan Soray në rolin e Asjas (Shamikuqja) dhe Kadir Inanir në rolin e Iliazit nuk e humbin bukurinë e tyre edhe pse në një moshë të brezit të tretë.

Turkan Soray, 73 vjeçe ka në arkivin e saj një galeri me role në dhjetëra filma, ndërsa Kadir Inanir, 69 vjeç, përveç shumë roleve në filma, është vlerësuar edhe si regjisor.