Kuvendi ka hapur sot procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Në një njoftim të shpërndarë në faqen e Kuvendit thuhet se janë tre kandidatë që kanë shfaqur interes të jenë gjyqtarë pranë kësaj gjykate si dhe kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës.

NJOFTIMI I PLOTË

Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët: 1. Avni Shehu, 2. Marsida Xhaferllari, 3.Theodhori Sollaku.