Paraditen e sotme u shënua tension në Fakultetin e Juridikut mes studentëve që duan të nisin mësimin dhe atyre që vijojnë bojkotin. Studentët që bojkotojnë kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë studentët e tjerë që duan të zhvillojnë mësim të futen në auditore.
Raportohet se grupi i studentëve që kanë tentuar të hyjnë në fakultet dhe ndodheshin në oborr kanë debatuar me studentët që vijojnë bojkotin brenda dhe mbajnë dyert të mbyllura. Ata që ndodheshin brenda kanë dalë në ballkon duke akuzuar studentët që duan të vijojnë mësimin se janë të FRESSH-it.
Ndërkohë, një studente e ngujuar në ambientet e fakultetit të Juridikut është ndjerë keq dhe ambulanca e ka shoqëruar drejt spitalit.





