Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë vijon shkarkimet pas marrjes së detyrës. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra drejtori i KESH-it, Agron Hetoja, ndërsa në vendin e tij është emëruar Benet Beci.

Deri më sot, Beci ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Kujtojmë se javën që kaloi pati disa lëvizje të tjera në këtë Ministri dhe institucionet në varësi të saj. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama u largua nga detyra zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko. Në vend të tij u emërua ish-deputeti Ilir Bejtja. 

Po kështu Drejtori i OST dha dorëheqjen pas publikimit të skandalit me kompaninë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin e Unazës së Madhe me dokumentet të falsifikuara. Ndërkohë edhe kreu i ARRSH Afrim Qendro u shkarkua nga detyra, si dhe kreu i Autoritetit Portual Durës, Afrim Bakaj.