Kushtet e motit kryesisht të vranët do të dominojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë paradites. Pas mesditës, vranësira do të zhvillohen në zonat bregdetare dhe pjesërisht zonën e ulët duke rrezikuar shira.

Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe orët e natës, paraqiten kryesisht me vranësira dhe intervale kthjellimesh në zonat qendrore ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira do të ketë në dy ekstremet veri dhe Jug të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C mëngjesi në zonat malore deri në 13°C mesdita në Jugperëndim