Duka i Edinburgut i ka shkruar një letër, gruas së plagosur në aksidentin me makinë ku u përfshi ai vetë, për t’i thënë se atij i vinte thellësisht keq.
Princi Philip i uroi Emma Fairweather, "shërbim të shpejtë” duke shtuar se edhe ai ishte “disi i tronditur pas aksidentit”.
97-vjeçari tha se nuk e kishte parë makinën ku ajo ishte pasagjere në 17 janar, për shkak të shkëlqimit të diellit.
Në letrë e tij Duka e pranonte se “ajo që i ndodhi asaj ishte shumë stresuese” dhe shpjegohej: ‘Dielli shkëlqente mbi rrugën kryesore. Në kushte normale unë nuk do ta kisha të vështirë të shihja trafikun që ishte në ardhje, por mund ta imagjinoj se nuk e pashë makinën që po vinte dhe u pendova për pasojat”, shkroi ai. “Unë u trondita shumë pas aksidentit, por u lehtësova shumë që asnjë prej jush nuk u plagos rëndë.”
Makina e tij ‘Land Rover Freelander” u përplas me një "Kia" që drejtohej nga shoqja e zonjës Fairweather pasi doli nga rruga. Makina e Dukës u përmbys në aksident dhe ai u ndihmua nga një motorçiklist që po kalonte. Në makinën tjetër ishte një fëmijë 9 muajsh dhe mamaja e tij, që e ngiste makinën.
Zonja Fairweather, 46 vjeçe, që theu kyçin, e tregoi letrën e datës 21 janar nga Duka si një ‘reagim të pëlqyeshëm”. Ajo më parë ishte ankuar për mungesën e komunikimit direkt me Princin Philip duke thënë se ishte kontaktuar vetëm nga një oficer policie ndërlidhës dhe një nga zonjat e pritjes së Mbretëreshës.





