Shkaku i vdekjes së Kim Porter është zbuluar të premten, më shumë se dy muaj pas ndarjes së saj të papritur nga jeta. Porter vdiq nga pneumonia lobare, infeksion i mushkërive të shkaktuara nga bakteret, sipas raportit të gjykatësit të marrë nga Us Weekly.
Raporti gjithashtu vuri në dukje se vdekja e aktores ishte e natyrshme. Sipas raportit Porter shkoi tek mjekët para se të vdiste me simptoma të gripit. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles më 15 nëntor. Porter u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare dhe ka qenë e martuar për 23 vite me reperin Diddy.
Ata kishin 3 fëmijë së bashku, Christian, 20 vjeç, dhe vajzat binjake Jessie James e D’Lila, 12 vjeçe. Modelja gjithashtu ka edhe një djalë Quincy Brown, 27 vjeç, me ish-bashkëshortin Al B. Sure.





