Përmes një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se sot do të ketë sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas ARRSH punimet do të jenë në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi i mjeteve do të bëhet me një korsi.

“Sot datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës.”– bën me dije ARRSH.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ARRSH bëri me dije se përfundoi vendosja e barrierave guardrele tek Fordi km 7.3 dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës.

Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë -Durrës brenda pak muajve.