Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të zëvendësministrit kosovar, Arian Daci. Meta shprehet se kjo humbje e parakohshme i ka tronditur të gjithë.

“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë.

Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve, shkruan Meta.

Mesditën e sotme zv.ministrit Arian Daci humbi jetën pas rrëzimit të një orteku në Brezovicë.