Një person ka humbur jetën si pasojë e një orteku dëbore në Brezovicë të Kosovës. Autoritetet kosovare kanë deklaruar se viktima është Arian Daci, zv/ministër në Qeverinë e Kosovës dhe djali i Nexhat Dacit, ish-kryeparlamentar.

Nga orteku i dëborës në Brezovicë u godit edhe një person tjetër, i cili fatmirësisht ka mundur të shpëtojë.

Zyrtarë të qeverisë kosovare kanë shprehur ngushëllimet sapo kanë mësuar se viktima është Arian Daci, zv/ministër i qeverisë.

Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor.