Veprim i tmerrshëm mund të konsiderohet ai që ka bërë një nënë në Rusi me djalin e saj 8-muajsh.

Nadezhda Yarch, i dha djalit 8-muajsh vodka për të fjetur, por fatkeqësisht i vogli nuk i hapi më sytë.

Sipas dyshimeve, mësohet se nëna e bëri këtë gjë vetëm sepse donte të dilte për t'u argëtuar dhe nuk kishte kush të kujdesej për të voglin.

Sipas Daily Mail, ajo nuk i dha vetëm një herë vodka, por e bëri atë në mënyrë të përsëritur, derisa alkooli i mori jetën vogëlushit.

Autoritetet e policisë kanë filluar hetimet ndaj nënës dhe të dashurit të saj, i cili ishte në dijeni të veprimeve të Yarch, por nuk ndërmori asnjë reagim.