Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme një nga yjet e futbollit shqiptar, Vasillaq Zëri. Në moshën 66-vjeçare ai humbi betejën e tij me një sëmundje të rëndë, e cila e mundonte prej disa vitesh.
Ish-futbollisti i Shkëndijës dhe Dinamos lindi në vitin 1952 në Tiranë dhe ishte grupi i parë i shkollës së fashme të futbollit që krijoi dhe skuadrën e Shkëndijes nga viti 1970 deri në vitin 1973, ndërkohw që në moshën 21-vjeçareu bë pjesë e skuadrës së Dinamos në periudhën e saj të artë, kur drejtohej nga trajneri Skënder Jareci.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të futbollit dhe sportit shqiptar, duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt para trupit të të ndjerit.
Pasi i shprehu ngushëllimet familjes Zëri, të afërmve dhe kolegëve, Presidenti Meta, ndër të tjera vuri në dukje para përfaqësuesve të mediave të pranishme:
“Është një humbje shumë e madhe dhe tepër e parakohshme për të gjithë sportdashësit, për të gjithë botën e futbollit.
Me nderim të veçantë por edhe trishtim të thellë u përula sot për herë të fundit përpara Vasillaq Zërit, këtij futbollisti të madh e të paharruar të viteve ’70-’80, i cili jo vetëm njihej si magjistari i topit, teknikës dhe driblimit, por edhe si gjeneratori i kompozimit të trios së jashtëzakonshme Zëri, Përnaska, Ballgjini, që la gjumë të pashlyera në futbollin shqiptar.
Ne do ta nderojmë Zërin edhe si trajner e edukator i fëmijëve dhe brezave të rinj me futbollin, por edhe me vlerat më të mira qytetare.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe sportdashësve për këtë humbje të madhe!
I përjetshëm kujtimi i Zërit!”, u shpreh Presidenti Meta.





