Sërish punime në autostradën Durrës-Tiranë. Pak pas mbylljes së punimeve për shtrimin e tombinove, ARRSH njofton këtë të shtunë se përgjatë këtyre dy ditëve do të kryhen punime në afërsi të “City Park” dhe “Ford”-it në sensin Durrës-Tiranë. Në këto segmente qarkullimi i mjeteve do të orientohet me një kalim.

Njoftimi

Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.

Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.