Tre automjete janë djegur gjatë natës, rreth orës 01:58, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në qytetin e Vlorës.
Një automjet tip “Smart” ka marrë flakë, dhe si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave “Audi” dhe “Landrover” në pronësi të shtetasit E.H.
Sipas policisë, dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





