Emergjencat Civile në Spanjë kanë arritur të nxjerrin nga pusi trupin e Julenit, fëmijës 2-vjeçar i shpallur prej 2 javësh i zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Totalan afër Malagas, ndërkohë për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Pedro Sanchez.
"Spanja i bashkohet hidhërimit të familjes së Julenit. Kemi ndjekur çdo hap për gjetjen e tij. Do t'i vlerësojmë gjithmonë të gjithë ata të cilët dëshpërimisht kërkuan për Julenin. Mbështetja ime për të dashurit dhe familjarët e tij", ka shkruar Sanchez.
Një agjent i Rojes Civile-raporton El Pais- ka qenë i fundit që iu është bashkuar punonjësve të kërkim-shpëtimit pasi njerëzit e Brigadës së Shpëtimit të Minierave hapën një tunel hyrjeje nga një pus ndihmës. Hapja e fundit ishte veçanërisht e vështirë, për shkak të pranisë së shkëmbinjve të mëdhenj, të cilat përfundimisht u shpërndanë me shpërthime të vogla me eksploziv.





