Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në një banesë në qytetin e Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur në garazhin e një godine 3-katëshe, në lagjen ‘Granicë’.
Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sasie tritoli.
Nuk raportohet të ketë njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur edhe hetimet për rrethanat e ngjarjes.





