Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisionerët e Pavarur të Kualifikimit të ankimojnë vendimin për rikonfirmimin në detyrë të prokurorit, Besnik Cani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Cani, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, u konfirmua në detyrë më 27 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot (25 janar), Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar komisionerët për vendimin.
"Në të njëjtën datë, 25.1.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit", thuhet në njoftim.





