Një grup artistësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë një javë në Durrës për të diskutuar për artin dhe për të realizuar një sërë tablosh me tematikë qytetin bregdetar.

Në përfundim të një jave të ngarkuar me punë artistike dhe biseda për zhvillimin e artit të pikturës në veçanti dhe artit bashkëkohor në përgjithësi rezultati është një mori pikturash, që e sjellin Durrësin në 360 gradë, në teknika të ndryshme të derdhura mbi kanavacë. si akrilik, vaj, akuarel etj. Pjesë e kësaj kolonie artistësh ishte dhe artisti i njohur durrsak Nelo Lukaçi, që sfidoi moshën, pavarësisht viteve që ka mbi supe,

Buron Kaceli: “Kemi kaluar ditë shumë të bukura. Jemi bërë bashkë artistë të  njohur nga Shqipëria, KosovaDurrësi të ofron një mrekulli, kemi punuar me qejf”.

Romir Lukaçi: “Një takim artistësh për të ndenjur mes trashëgimisë, historisë dhe kulturës si dhe për të shkëmbyer ide në mes Shqiptarisë”.

Axherko Mezelxhiu: “Një organizim i jashtëzakonshëm dhe një kast shumë i mirë piktorësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedoonia e Veriut. ishte shumë bukur”.

Nisma e artistes dhe biznesmenes nga Shijaku Valbona Kapllani është mirëpritur shumë mirë edhe nga artistë të njohur të artit pamor nga Kosova, të cilët këtë herë kanë ardhur në Durrës jo për pushime, por për të zbuluar një anë tjetër të qytetit bregdetar, të cilën nuk e kanë njohur më parë. 

Violeta Hoxha: “jam nga Prizreni dhe përfaqësoj piktorët nga Kosova. Jam ndjerë jashtëzakonisht mirë dhe ishte privilegj për mua të isha pjesë e kësaj kolonie.

Luan Shahiqi: “Kjo punë që n aka bashkuar falë Valbonës është shkëmbim eksperiencash. Bashkëbisedimi mes artistësh është diçka madhështore, sjell pozitivitet”.

Për këtë koloni artistësh, që Durrësin e patën muzën e tyre këto ditë të fund shtatorit, qëndrimi në qytetin bregdetar u shndërrua në një mundësi më shumë për të forcuar miqësinë dhe për krijuar ura komunikimi mes artistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

M.B.