Zakonisht nga banania jepmi mësuar që hamë vetëm pjesën e brendshme, ndërsa lëkurën e flakim. Por në fakt dobitë dhe vitaminat, nuk i ka vetëm tuli, por edhe lëkura.
Lëkura e bananes bën çudi për pastrimin dhe zbardhjen e dhëmbëve. Gjithë çfarë duhet të bëni është që me pjesën e brendshme të lëkurës, fërkoni për 2-3 minuta dhëmbët dhe mishrat përreth tyre, e më pas lajini dhëmbët normalisht.
Një veprim të tillë përsëriteni një herë në javë dhe do të shihni se dhëmbët tuaj do të jenë më të bardhë dhe mishrat më të shëndetshëm.