Klemend Balili kërkon gjykim të shkurtuar. Avokati i tij mbrojtës, Theodhori Sollaku, i ka paraqitur kërkesën trupës gjykuese të Krimeve të Rënda, ndërsa kjo e fundit është tërhequr për vendim nëse do të pranojë ose jo kërkesën e Balilit.

Kjo është seanca e dytë gjyqësore ndaj të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”. Në seancës e së premtes së kaluar iu komunikuan akuzat dhe u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg” që e ka marrë në mungesë. 46-vjeçari iu dorëzua drejtësisë shqiptare më 15 janar, pas 2 vite e 6 muajsh në arrati.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në këtë grup, mosdeklarim e fshehje pasurie si dhe pastrim parash.