Në qarkun e Durrësit rezulton të jetë ulur numri i aksidenteve automobilistike me pasojë vdekje. Instituti i statistikave ka publikuar shifrat e vitit 2018 dhe sipas tyre për periudhën janar-dhjetor 2018 në nivel qarku janë rregjistruar 208 aksidente gjithsej me 22 të vdekur. Karahasuar me vitin 2017, të njëjtat burime bëjnë të ditur se janë rregjistruar 256 aksidente gjithsej me 28 persona që kanë humbur jetën.

Burime nga njësia e qarkullimit rrugor në Durrës bëjnë të ditur se nga 22 persona që kanë humbur jetën gjatë vitit që lamë pas, 13 prej tyre janë aksidente që kanë ndodhur si pasojë e përplasjes së automjeteve me persona të ndryshëm kalimtarë, çka do të thotë se viktimat në këto raste janë bërë shkak të aksidenteve duke humbur jetën e tyre.

Për këtë arsye prej disa vitesh njësia e qarkullimit rrugor është duke bashkëpunuar me Drejtorinë Arsimore Rajonale për zbatimin e projekteve të ndryshme në ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave për zbatimin e  rregullave të qarkullimit rrugor. Një rënie të lehtë të numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen vërehet edhe në nivel kombëtar.

Gjatë vitit 2017 janë rregjistruar 1978 aksidente me 222 viktima, ndërsa në vitin 2018 janë rregjistruar 1718 aksidente me 213 viktima. Qarku me numrin më të madh të aksidenteve me pasojë vdekjen është ai i Tiranës me 46 aksidente fatale, i ndjekur nga Fieri me 29, Elbasani 24, Shkodra 23, Durrësi 22, Lezha 21, Kukësi e Dibra me nga 8, Vlora 7, Berati 6 dhe Gjirokastra me 5.

K.H.